SIERRA LAB SH.P.K
LABORATORI I KONTROLLIT TË NAFTËS DHE GAZIT
Ne si Laborator jemi të angazhuar që çdo veprimtari të jetë në përputhje me kërkesat e standardit EN ISO / IEC 17025, e cila bën të mundur rritjen e saktësisë dhe besueshmërisë së tërësisë së analizave që kryhen nga laboratori i Sierra Lab sh.p.k .
Në mënyrë të vazhdueshme ndërmerren aktivitete që përmirësojnë aktivitetin e sistemit të menaxhimit të cilësisë.
Është akredituar për të kryer analiza laboratorike në përputhje me ISO/IEC 17025.nga viti 2011 “Kërkesa të Përgjithshme për Kompetencën e Laboratorëve Testues dhe Kalibrues”.
Objektiv në vazhdimësi ngelet zgjerimi i aktivitetit të kryerjes së testimeve, shtimin e aparaturave të reja për të plotësuar testimin e të gjithë treguesve sipas standardeve.
Mbajtjen në gatishmëri të plotë teknike tё sistemit tё aparaturave laboratorike.
Trajnimin në vazhdimësi të personelit, nё fushat e aktivitetit testues,
zhvillimit të metodikave të reja standarde,
pjesëmarrje në teste zotësie dhe krahasime ndër laboratorike.
Analizat fiziko – kimike të Karburanteve te naftës që kryhen janё nё përputhje tё plotë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe kërkesave ligjore ne republikën e Kosovës.
Vazhdimisht ka asistencë teknike nga ekspertë të huaj për kalibrim, mirëmbajtje dhe shërbime.
Aparatet monitorohen me standarde të certifikuara për të rritur saktësinë e rezultatit të raportuar.
Laboratori i Kontrollit të Naftës dhe Gazit
- Mostrim të kampioneve të produkteve të naftës dhe të gazit në çdo kohë të ditës e të javës, sipas dokumentacionit përkatës për këtë qëllim.
- Kryerjen e testimeve laboratorike të mostrave të produkteve të naftës dhe të gazit të marrë, para zhdoganimit dhe nё tregun e brendshëm duke zbatuar metodat dhe standardet në fuqi.
- Lëshimin e certifikatës së cilësisë së produkteve të naftës, gazit, vajrave motorike, vajrave industriale kerozines, antifrizit në afatet sa me të shpejtë.
MISIONI
Sierra lab SH.P.K në të cilën përfshihet
- Laboratori i Kontrollit të Naftës
- Trupa Inspektuese
- Trupa Inspektuese për verifikim te rrjedhjes
Sierra Lab SH.P.K në aktivitetin e tij për kryerjen e kontrollit dhe testimeve për nënproduktet te derivateve te naftës, ka si objektiv kryesor ofrimin e një shërbimi të bazuar në praktikat bashkëkohore të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare që mbulojnë fushën e tij të shërbimit për testimin e kampioneve të marra në dogana, tregun e brendshëm dhe për palë të treta.
Detyra funksionale:
Menaxhimin e riskut si një tërësi procesesh mbi identifikimin, vlerësimin dhe monitorimin me të cilën përballet Sierra Lab sh.p.k në arritjen e objektivave të tij, si dhe në kryerjen e kontrolleve të nevojshme, për të mbajtur ekspozimin ndaj riskut në një nivel optimal sipas standardeve ndërkombëtare;
Kryerjen e monitorimit si një tërësi procesesh të rishikimit të aktivitetit i cili synon të ofrojë garanci të arsyeshme se aktivitetet funksionojnë sipas qëllimit për të cilin janë krijuar dhe mbeten efecientë me kalimin e kohës;
Hartimi dhe implementimi i metodologjive, procedurave dhe standardeve specifike në kuadër te inspektimit,
Realizimi i procesit të planifikimit të veprimtarisë së inspektimit, nëpërmjet analizimit te situatës së inspektimit, mbi përdorimin në mënyrë efecientë të burimeve të inspektimit dhe garantimin e uniformitetin e tyre;
- Sierra Lab sh.p.k ofron shërbime në standarde të larta
- Sierra Lab sh.p.k ofron shërbime profesionale, të paanshme, transparente dhe premton përmirësim të vazhdueshëm të performancës së saj në përputhje me standardet dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
- Sierra Lab sh.p.k qëllimi sistemit të menaxhimit është të përcaktojë një drejtim standard për ofrimin e një shërbimi për klientët tanë të një cilësie sa më të lartë, duke ndërtuar besimin e konsumatorëve në vlefshmërinë e rezultateve të shërbimeve.
- Sistemi i menaxhimit siguron vazhdimësi pavarësisht nga ndryshimet në personel apo menaxhim.
- Dokumentacioni i cilësisë shërben si një mjet komunikimi, si dhe një mjet trajnimi për punonjësit aktual dhe ato të rinj.
- Stafi i Sierra lab Sh.p.k i përmbahet një Sistemi të Menaxhimit të Cilësisë rigoroz për të siguruar kënaqësinë e klientit kur përdorin shërbimet tona.
- Menaxhmenti i lartë I Sierra Lab sh.p. është i përkushtuar për tu përshtatur me ISO/IEC 17025, ISO/IEC 17020, ISO 9001 ,ISO14001 dhe të gjitha standardeve te tjera të zbatuara dhe kërkesat e akreditimit, metrologjise ,kalibrimit dhe organeve nga te cilat posedojm emerime ne punen tone.
- Të gjitha aktivitetet e testimit, inspektimit, certifikimit të produkteve duhet të kryhen në përputhje me Sistemin e Menaxhimit të kompanisë, metodat e përcaktuara dhe kërkesat e klientëve. Standardi jonë i shërbimeve I tejkalojn pritshmëritë e klientëve tanë për rezultate të sakta, të përsëritshme dhe të paanshme.
- Personeli i Sierra lab sh.p.k eshte i aftë për të kryer aktivitetet e testimit, inspektimit, certifikimit të produkteve per te cilat jemi te akredituar ne menyr profesionale te paanshëm në vazhdimësi.
PAANSHMËRIA
- Ne Sierra Lab sh.p.k paanshmëria është shumë e rëndësishme për klientët dhe palët e interesuara dhe përkushtohet për të siguruar paanshmërinë në të gjithë aktivitetin e Inspektimit ,testimet, kalibrimit. Sierra lab Sh.p.k siguron se testimi, kalibrimi dhe inspektimi janë kryer në mënyrë të paanshme nga detyrimet kontraktuale.
- Sierra lab Sh.p.k ka procedura për të menaxhuar paanshmërinë dhe për tu siguruar se aktivitetet përkatëse janë kryer në mënyrë të paanshme.
- Sierra lab sh.p.k ruajnë një prezencë të objektivitetit, pavarësisë, nga konflikti i interesit.Të gjithë punonjësit tanë janë të vetëdijshëm për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre dhe që kërkesa për paanshmëri duhet të mirëmbahet gjatë gjithë kohës për të siguruar që mos të ketë konflikt interesi.
- SIERRA LAB SH.P.K mban përgjegjësi për aktivitetet e saj dhe nuk lejon që presionet tregtare, financiare dhe të tjera të ndikojnë në paanshmëri.
KONFIDENCIALITETI
- SIERRA LAB SH.P.K mban përgjegjësi të plotë për konfidencialitetin e të gjithë informacioneve të marrë nëpërmjet aktivitetit të laboratorit, trupës inspektuese .
- SIERRA LAB SH.P.K përkushtohet në ruajtjen e konfidencialitetit të klientëve tanë dhe çdo informacion i marrë apo krijuar gjatë kryerjes së shërbimit të aktivitetit tonë ose i siguruar nga burime të ndryshme nga klientët, do të konsiderohet si konfidencial.
- SIERRA LAB SH.P.K nuk nxjerr informacione konfidenciale jashtë
- SIERRA LAB SH.P.K pa miratimin paraprak me shkrim nga klienti dhe palët e tjera të interesuara, përveç rastit kur ligji përcakton ndryshe ose për të përmbushur detyrimet ligjore.
- Sierra lab Sh.p.k nuk do të zbuloj informacione të tilla për palët e treta, përveçse kur është dhënë miratimi paraprak nga klientët dhe/ose palët e tjera të lidhura, përveçse kur kërkohet nga ligji.
- Sierra lab Sh.p.k është e vetëdijshme për mbajtjen e çdo informacioni të klientit që konsiderohet konfidencial dhe informon atë paraprakisht, pёr informacionin qё ka qёllim ta verё nё dispozicion të autoriteteve publike.
- Stafi si dhe personeli nga Sierra Lab sh.p.k është i vetëdijshëm se kërkesa për konfidencialitet duhet të mbahet në çdo kohë.