• Shpëtim Robaj Nr. 72

Kompania jonëSIERRA LAB SHPK

MISIONI

Sierra lab Sh.p.k  në të cilën përfshihet

  • Laboratori i Kontrollit të Naftës
  • Trupa Inspektuese
  • Trupa Inspektuese për verifikim te rrjedhjes

Sierra Lab Sh.p.k në aktivitetin e tij për kryerjen e kontrollit dhe testimeve për nënproduktet te derivateve te naftës, ka si objektiv kryesor ofrimin e një shërbimi të bazuar në praktikat bashkëkohore të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare që mbulojnë fushën e tij të shërbimit për testimin e kampioneve të marra në dogana, tregun e brendshëm dhe për palë të treta.

LABORATORI I KONTROLLIT TË NAFTËS DHE GAZIT

Ne si Laborator jemi të angazhuar që çdo veprimtari të jetë në përputhje me kërkesat e standardit  EN ISO / IEC 17025, e cila bën të mundur rritjen e saktësisë dhe besueshmërisë së tërësisë së analizave që kryhen nga laboratori i Sierra Lab Sh.p.k .

Në mënyrë të vazhdueshme ndërmerren aktivitete që përmirësojnë  aktivitetin e sistemit të menaxhimit të cilësisë.

Është akredituar për të kryer analiza laboratorike në përputhje me  ISO/IEC 17025.nga viti 2011  “Kërkesa të Përgjithshme për Kompetencën e Laboratorëve Testues dhe Kalibrues”.

Objektiv në vazhdimësi ngelet zgjerimi i aktivitetit të kryerjes së testimeve, shtimin e aparaturave të reja për të plotësuar testimin e të gjithë treguesve sipas standardeve.

Mbajtjen në gatishmëri të plotë teknike tё sistemit tё aparaturave laboratorike.

Trajnimin në vazhdimësi të personelit, nё fushat e aktivitetit testues,

zhvillimit të metodikave të reja standarde,

pjesëmarrje në teste zotësie dhe krahasime nder laboratorike.

Analizat fiziko – kimike të Karburanteve te naftës  që kryhen janё nё përputhje tё plotё me standardet europiane dhe ndërkombëtare dhe kërkesave ligjore ne republikën e Kosovës.

Vazhdimisht ka asistencë teknike nga ekspertë të huaj për kalibrim, mirëmbajtje dhe shërbime.

Aparatet monitorohen me standarde të certifikuara për të rritur saktësinë e rezultatit të raportuar.

FillimetHistoriku i Kompanisë

2011

Themelimi i Kompanisë

SIERRA LAB është kompani qe operon në Kosovë nga viti 2011, ku posedon laboratorin testues sipas standardit EN 17025 si dhe shumë e shumë shërbime të tjera të licencuar si në Kosovë ashtu edhe në vendet europiane.